Çeku: Të shtunën nënshkruajmë marrëveshjen e bashkëprodhimit të filmave me Francën

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 11:34 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrullah Çeku, ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë, është marrë vendim lidhur me për negocimin e Marrëveshjes sa Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Shtetërore të Arkivave Shtetërore dhe Autoritetit të Arkivave të Izraelit në fushën e Arkivave, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për medie, me ç’rast njoftoi se të shtunën do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëprodhimit të filmave me Francën.

“Këtë të shtunë do të nënshkruajmë marrëveshjen e bashkëprodhimit kinematografik me Francën. Ne do të jemi atje për në nënshkruar edhe një marrëveshje shumë të rëndësishme që hap mundësi ë reja për film bërësit e Kosovës. Unë besoj që është moment i rëndësishëm i fuqizimit të bashkëpunimit bilateral mes shteteve”, tha Çeku.

Çeku tha se MKRS-ja po bënë thirrje për mbështetje financiare në art dhe trashëgimi kulturore për organizatat dhe artistes, me ç’rast kanë pranuar rreth 400 aplikime, krejt kjo në vlerë prej 2.3 milionë euro.

Të ngjashme