Charlize Theron në depresion pasi shtoi peshë për një rol

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 12:14 | Nga

Aktorja Charlize Theron do të shfaqet në rolin e një nëne mbipeshë në filim “Tully”, i cili do të publikohet javën e ardhshme.

E pasi shtoi rreth 20 kile në peshë për këtë rol, Theron ka treguar se ishte ndjerë depresive me mënyrën e re të jetesës, duke ngrënë ushqime të procesuara dhe me shumë yndyrë.

“Kam dashur të ndjej atë çka ndjenë personazhi i filmit. Ishte surprizë për mua. U futa aq thellë në karakter dhe u preka nga depresioni. Për herë të parë në jetë isha duke ngrënë sasi të mëdha të ushqimeve jo të shëndetshme. Nuk isha shoqëri e mirë gjatë këtij filmi” është shprehur aktorja në një intervistë për Entertaiment Tonight.

Ajo ka treguar se si e kishte mbajtur peshën, madje edhe duke lënë alarme për t’u zgjuar në mes të natës dhe për të ngrënë diçka.

E sa i përket periudhës për humbjen e peshës, ajo ka thënë se i është dashur të punojë një vit dhe se ishte mjaft e vështirë.

'I wanted to feel what this woman felt, and I think that was a way for me to get closer to her and get into that mindset,' the 42-year-old star told Entertainment Tonight. Charlize is pictured on set in September 2016

 'I was not that fun to be around': Charlize Theron has revealed gaining 50 pounds for her role in soon to be released drama Tully left her depressed

'I was worried': The actress said it took a lot longer for her to lose the weight than what she expected. She is pictured in July 2017 after dropping the pounds

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme