Cilat janë femrat që ndjek Edi Rama?

Prishtinë | 02 Sht 2016 | 19:22 | Nga

Ai njihet për shijet e veçanta në përzgjedhjet e grave me të cilat bashkëpunon. Edi Rama në fillimet e tij në administratë nisi te punonte me vajza të reja në moshë dhe të veshura ndryshe nga bashkëmoshataret e tyre.

Me kohën dhe angazhimin në PS shijet iu rikthyen tek tradicionalja dhe sot atë e gjen më të afërt me gra të cilat vite më parë do te ishin pjesë e satirës së batutave të tij.

Dicka ka mbetur ndoshta tek përzgjedhja që ai ka bërë për të ndjekur në instagram.

Rrjeti social më i preferuar për moshën e re padyshim që përdoret rëndom dhe nga kryeministri që ka mijra ndjekës apo siç quhen ndryshe “followers,” shkruan ‘Opinion.al”.

Por vetë Edi Rama ka përzgjedhur vetëm 18 personazhe për të qenë ndjekës i tyre. Sigurisht që këtë nuk mund ta konsiderojë “fat” Mateo Renzi, Barak Obama apo Hillary Clinton.

Por pa dyshim që një vlerë e shtuar mund të jetë për dy Erionat e Partise Socialiste.

Braçe dhe Veliaj janë “të vëzhguar” dhe të preferuarit e listës së shkurtër të kryeministrit për t’u ndjekur ne Instagram. Dhe sigurisht që kësaj liste nuk i mungojnë as femrat.

Prezantuesja Arbana Osmani, fotografja Jutta Benzeberg apo botuesja Arlinda Dudaj mbeten më të preferuarat e Edi Ramës.

Listës së femrave që ndjek në Instagram i është shtuar dhe bashkëpuntorja e tij e afërt Eridana Cano.

Të mikluara nga ky fakt apo jo,”të preferuarat” me ndonjë përjashtim të rrallë janë dhe mbështetëse të qeverisë së Rilindjes.

Pa dyshim që përzgjedhja e tyre mund të ketë shkaktuar zili vërdalle, por Edi Rama duket i vendosur që në Instagram të tregohet selektiv deri ne fund.

Cilësi që ndoshta i ka munguar në përzgjedhje edhe më të rëndësishme se rrjeti social Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme