Cili shtet ka studentët më të mençur?

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 14:54 | Nga

Përderisa gjithmonë bëhen renditjet e universiteteve, që nga reputacioni i tyre deri te rezultatet e kërkimeve, asnjëherë nuk është krahasuar aftësia e studentëve që studiojnë në këto universitete.

Së fundmi, janë publikuar disa rezultate nga OECD (organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik) të krahasimit të aftësive të studenteve në shtete të ndryshme.

Rezultati vë në pah një hartë shumë më ndryshe nga ato që tregojnë renditjen e institucioneve të edukimit të lartë, në të cilat dominojnë universitetet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe si, Harvard, MIT, Stanford, Oxford, Cambridge dhe UCL.

Këto rezultate, të bazuara në vlerësime, dhe jo në reputacion, tregojnë se vatrat e mendjeve të mençura nuk janë vendet si SHBA e Britania e Madhe, por, janë të shpërndara në këto shtete:

1. Japonia

2. Finlanda

3. Holanda

4. Australia

5. Norvegjia

6. Belgjika

7. Zelanda e Re

8. Anglia

9. Shtetet e Bashkuara

10. Republika Çeke

Megjithatë, asnjë nga vendet të cilat kryesojnë këtë listë, nuk kanë të njëjtin sukses në renditjen e universiteteve më të mira në botë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme