Çmimi Kombëtar Letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli”, i ndahet Sabile Keçmezi-Bashës

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 13:51 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka bërë ndarjen e çmimeve për letërsi për vepër jetësore dhe çmimet tjera vjetore për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Çmimi Kombëtar Letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” i është ndarë Sabile Keçmezi-Bashës. Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” u është dhënë Rrahman Paçarizi për veprën “Shtatë udhë” dhe Albina Idrizi për veprën “Përsëri mars”.

Kurse çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja”, iu nda Xhevdet Bajraj për vëllimin “Kur qajnë hardhitë” dhe Nexhat Rexha për vëllimin “Duke kërkuar hijen tënde”.

Çmimin për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” e morri Berat Daka (Armagedoni) për studimin “Dramat e Qosjes”.

Ndërsa çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër Bogdani” e morri Isa Memishi për përkthimin e romanit“Guaska” të Mustafa Halifas.

Juria vendosi që çmimi për veprën më të mirë për fëmijë e të rinj “Vehbi Kikaj” t’i jepet Januz Fetahaj për veprën “Libri i përrallave të gjyshit”.

Ministrja Vlora Dumoshi tha se ndihet e nderuar që në këtë ditë të shënuar të ndahen këto çmime.

“Jam shumë e nderuar që sot në këtë ditë të shënuar ne bashkërisht duhet t’i kujtojmë ata që kanë dhënë kontribut shumë të madh në letërsi në faza shumë të rënda që ka kaluar populli ynë”.

Kryetari i jurisë, Hysen Matoshi tha nuk ka qenë një punë jo e lehtë pasi ka pasur një konkurrencë të fortë.

“Falënderojmë ish përbërjen e ministrisë që na besoj këtë detyrë dhe juve zonja ministre që po na e beson”.

Sabile Keçmezi-Basha tha se ndihet e nderuar që po nderohet me çmimin për veprën jetësore me emrin e të madhit Azem Shkrelit.

Të ngjashme