Dalin në shitje biletat e Sunny Hill Festival

Prishtinë | 16 Qer 2018 | 17:14 | Nga

SunnyHill Festival po vjen më 10, 11 dhe 12 gusht në Parkun e Gërmisë . Në mesin e 30 artistëve performues do të jetë edhe DUA LIPA, ACTION BRONSON, DJ #1 në botë për momentin, Stanaj, SG Lewis, Col3trane, Grace Carter, Bondax dhe shumë artistë tjerë të famshëm shqiptarë.

Prej sot, biletat e para janë në shitje online. Për t’i blerë biletat, vizitoni www.sunnyhillfestival.com dhe klikoni mbi butonin Buy Tickets. Prej të hënës, biletat e festivalit do të jenë në shitje edhe në pika fizike, përkatësisht në Rave Travel dhe mbi 40 pikat e rrjetit të Vllesa / RIA, në tërë Kosovën.

Edicioni i parë i Sunny Hill Festival do të vijë me artistë të shumtë, në mesin e të cilëve janë edhe Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Dafina Zeqiri, Gjiko, Lumi B, Buta, Kidda, ODA, Jericho, Gamblemania, Asgjë Sikur Dielli, Genc Salihu, Shpat Deda, Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra, Gon & Sonik, Rrrron dhe Ylli Megi.

Festivali ka karakter humanitar, sepse 25 për qind e të hyrave neto që mbesin nga festivali do t’i dhurohen organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta.

Për më shumë informata dhe detaje rreth festivalit, vizitoni: https://sunnyhillfestival.com dhe ndiqni faqet e SunnyHill Festival në rrjetet sociale: https://www.facebook.com/sunnyhillfestival/ dhe https://www.instagram.com/sunnyhillfestival/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme