Diddy i ofron kontratë 1 milion dollarëshe vogëlushit nga fotoja e H&M

Prishtinë | 12 Jan 2018 | 09:35 | Nga

Një fotografi reklamuese e brendit të njohur H&M, ku një fëmijë me ngjyrë mbante veshur një bluzë ku shkruante “Majmuni më i mirë në xhungël”, u bë ngjarja më e komentuar në botë.

Kompania u akuzua për racizëm, ndërkohë që thuajse të gjitha fytyrat e Holliwoodit kanë reaguar të revoltuar.

E një nga reperët më të njohur, P Diddy i ka ofruar një kontratë modelingu 1 milionë dollarëshe vogëlushit nga kjo fotografi.

Reperi gjithashtu ka publikuar një fotografi të vogëlushit me kurorë në kokë dhe me mbishkrim “Mbreti më i mirë i kësaj bote”.

Kompania hoqi reklamën nga website pasi qindra përdorues të rrjeteve sociale e akuzuan për racizëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme