DokuFest nis më 1 gusht, sjell 282 filma, dokumentarë e muzikë

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 11:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

DokuFest ka prezantuar temën e sivjetme të festivalit, programin e plotë dhe ngjarjet e tjera që do të zhvillohen në edicionin e 18-të, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e Festivalit, Nita Deda, tha se  këtë vit në këtë ngjarje do të prezantohen 282 filma, ku 100 prej tyre do të jenë të programit garues përmes dokumentarëve.

Nuk do të mungon as programi i muzikës.

“Festivali fillon me 1 gusht dhe mbaron me 10 gusht. Nga 282 filma që do të shfaqen gjatë 9 ditëve të festivalit , 100 filma do të jenë pjesë e programit garues përmes dokumentarëve. Ky edicion ka dhe programin e muzikës, që sivjet shtrihet në 4 skena të ndryshme, që nga iso-polifonia e deri tek muzika elektronike eksperimentale, e po ashtu një program i festivalit të fëmijëve”

Drejtori Artistik i Festivalit, Veton Nurkollari, tha se në këtë edicion që d otë zgjatë 9 ditë, do të sjellin njerëz të famshëm nga bota e filmit.

“Ne kemi përzgjedhur 282 filma  qe do të shfaqen gjatë 9 ditëve , prej tyre 102 filma do të garojnë për çmime. Në këtë edicion marrin pjesë filmat më të ri , ku të cilët kanë fitua çmime të rëndësishme si në Oskar apo në Festivalin e Kanës”.

“Po ashtu do të sjellim njerëz të famshëm të botës së filmit ku do të diskutojmë rreth temave të ndryshme. Ne mburremi shumë që ne një vend të vogël si Kosova po sjellim një program cilësor. Do kemi shtrirje sikurse viteve të kaluar në hapësirat e Doku Festit, po ashtu çdo natë do vizitojmë lagje të Prizrenit. Do të shfaqet edhe një Film mbi pajtimin e gjaqeve në Kosovë i cili është prodhim i BBC”, tha ai.

Samir Karahoda, foli për tematikat e filmave të metrazhit të shkurtër.

“Programi i filmit të shkurtë ka 30 filma , Koncepti i këtyre filmave trajtojnë të ‘Vërtetën’ dhe 50 përqind e autoreve do të jenë të pranishëm. 11 filma do të garojnë për çmime dhe 5 filma do të jene premiera botërore”.

“Programi i filmave për fëmije çdo ditë do të ketë shfaqje prej orës 10:00- 11:30 dhe të gjitha do të jenë pa pagesë , po ashtu do të ketë edhe shfaqje artistike”, tha ai.

Drejtoresha Ekzekutive. Linda Llulla  tha se do të ketë edhe trajnime për studentët se si të bëjnë një dokumentar.

Të ngjashme