“DokuFesti” për një vend të pakorruptuar

Prishtinë | 06 Gus 2016 | 09:56 | Nga

Jetojmë në një shtet ende të tronditur nga e kaluara dhe ende me korrupsion endemik që kërcënon vërtet ardhmërinë e qytetarëve, kanë qenë fjalët e para të drejtoreshës së “DokuFestit”, Nita Deda, në hapje të festivalit, shkruan sot Koha Ditore.

“DokuFesti” tashmë ka shndërruar në traditë goditjen e fenomeneve të errëta dhe thirrjen për ndryshim. Ka dhënë dëshmi për këtë, e transformimi i Prizrenit gjatë ditëve sa zgjat festivali është më e fuqishmja.

Fjala korrupsion është përmendur pesë herë vetëm në fjalimin e shkurtër të drejtoreshës së festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, Nita Deda. Shumë më shumë sa kaq do të përmendet gjatë festivalit.

Ani pse organizatorët e kanë caktuar këtë temë muaj më parë, si një thirrje për ta çrrënjosur një dukuri që kaherë ka lëshuar rrënjë, ajo përkon edhe me ngjarjet e ditëve të fundit. Incizimet e bisedave telefonike të udhëheqësve politikë në vend flasin më së miri për qasjen e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme