DOKU:TECH me edicion special për kosmologen shqiptare-amerikane

Prishtinë | 08 Kor 2016 | 15:24 | Nga

DOKU:TECH, në edicionin special mirëpret kosmologen shqiptare-amerikane, Laura Mersini-Houghton, e cila do të prezantojë teorinë e saj mbi Multiuniversin – teoria e pakrahasueshme e universit tonë si univers paralel me shumë të tjerë.

Këtë ajo e ka mbrojtur përballë shkencëtarëve me ndikim global si: Michio Kaku, Neil Turok dhe Andrei Linde.

Laura Mersini-Hougton është kosmologe dhe fizikante teorike, profesoreshë e asociuar në Universitetin e North Carolina në Chapell Hill. Gjithashtu, ajo është mbështetëse e teorisë së multiverseve, e cila thotë se universi ynë është vetëm një nga shumë të tjerë që na rrethojnë.

Ajo ka argumentuar se anomalitë strukturale në universin tonë më së miri shpjegohen nga tërheqjet gravitacionale të ushtruara nga universet tjera. Mersini-Houghton kreu bachelorin e saj në Universitetin e Tiranës, Shqipëri, dhe Masterin në Universitetin e Maryland. Ajo u doktorua në vitin 2000, nga Universiteti i Wisconsin-Milwaukee.

DOKU:TECH – edicioni special po ashtu do të shpalosë programin për DOKU:TECH-un e sivjetmë, folësit të cilët janë pothuajse në rrugën e tyre për në Prizren, të gatshëm të ndajnë përvojat e tyre me audiencën dhe t’i sfidojnë mendjet e tyre, si dhe të gjitha përgatitjet e ekipit rreth organizimit të kësaj konference.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme