Donaldi shkon në Prekaz për ta dërguar portretin e Adem Jasharit: Aty ku ajo e ka vendin

Prishtinë | 04 Mar 2022 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Donald Veshaj është një nga banorët më të dashur të BBV.

Gjatë qëndrimit të tij për 136 ditë në Big Brother Vip ai ka treguar edhe talentin e tij si piktor.

Me rastin e festës së 28 nëntorit Donaldi kishte pikturuar portretin e Ismail Qemailit, i cili u shit në ankand dhe të gjitha lekët shkuan për bamirësi .

Kurse më 17 shkurt, kur Kosova festoi 14 vjetorin e Pavarësisë, Donaldi realizoi portretin e Adem Jasharit.

Ndërkohë sot ai bashkë me vëllain e tij Romeon dhe mikun e tij nga Kosova Arbër Zekën kanë shkuar tek familja Jashari për ta dërguar portretin e heroit Adem Jashari aty ku e ka vendin siç tha edhe Donaldi.

Ata po ashtu realizuan edhe një foto së bashku me Bekim Jasharin, i biri i heroit Hamzë Jashari./

Të ngjashme