Dua Lipa interviston kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa do të realizojë një intervistë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Intervista do të bëhet nesër, nga shtëpia duke filluar nga ora 21:00 në Facebook live, ndërsa Dua kërkon që fansat t’i bëjnë pyetjet e tyre dhe t’ia dërgojnë asaj.

Postimi i plotë:

Dëshiroj ta falenderoj shumë kryetarin e qytetit tonë, Prishtinës, z. Shpend Ahmeti (@shpend34) për punën e pandalshme dhe kujdesin ndaj qytetarëve në luftën kundër COVID-19.

Ka qenë tejet mbresëlënëse me e pa bashkëpunimin e madh të komunës dhe qytetarëve, dhe masat të cilat secili prej jush i keni ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Të dielen (nesër) do ta intervistojmë Kryetarin me PYETJET e JUAJA.

Pyete Kryetarin, duke dërguar pyetjet në [email protected], ndërsa unë do t’ia përcjelli ato gjatë intervistës që do ta kemi bashkë, këtë të diel në orën 21:00PM CET.

Ju dua shumë. Kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin. Shihemi të dielen mbrëma./Indeksonline/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme