Dumoshi me postim prekës për Lezen Qenën: Skenën e teatrit e mbylle, dashurinë e madhe e le tek ne

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi i ka dhënë lamtumirën e fundit aktores Leze Qena e cila vdiq dje në moshën 85 vjeçare.

Varrimi i aktores është bërë në ora 16:00 në varrezat e qytetit në Dragodan.

Ministrja Dumoshi ka bërë homazhe dhe ka marrë pjesë në varrimin e Leze Qenës.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar fjalë prekëse për aktoren:  Skenën e teatrit e mbylle, dashurinë e madhe e le tek ne.

Lamtumirë, Leze Qena!

Të ngjashme