Dumoshi premton strategji për funksionimin e grupeve rinore

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 14:23 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Muajit të Rinisë, ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Vlora Dumoshi, takoi përfaqësuesit e strukturave dhe organizatave rinore në Kosovë, të Këshillit Qendror të Veprimit Rinor, të Qendrave të Rinisë, të Këshillave të Veprimit Rinor Lokal.

Ministrja dhe diskutoi me të rinjtë për fushën e rinisë në përgjithësi ku drejtpërsëdrejti u informua duke dëgjuar propozimet e tyre dhe shqetësimet me të cilat përballen të rinjtë.

Pjesë e diskutimeve të takimit, me theks, ishin manifestimet dhe aktivitetet që realizojnë të rinjtë, përmes programeve të ndërmarrësisë për punësim, mbështetja e aktiviteteve sportive me karakter jo-garues, përkrahja e aktiviteteve me qëllim të promovimit të vlerave kulturore Kosovës, qofshin ato tradicionale apo bashkëkohore.

Përmes këtyre aktiviteteve të rinj të vendeve nga rajoni dhe vendet e tjera të botës, për ta vizituar Kosovën si dhe organizimin e ngjarjeve në ditë të shënuara, si 12 gushti Dita Ndërkombëtare e Rinisë, dhe aktivitetet e materialet që përkrahen në fushën e edukimit shëndetësor dhe sigurisë njerëzore.

Ministrja Dumoshi u shpreh se rinia është pjesa më potenciale e vendit tonë dhe ne si institucion përpiqemi vazhdimisht që kjo pjesë elitare e shoqërisë të jetë pjesë aktive dhe kontributdhënëse në të gjitha fushat e zhvillimit të vend.

Ndër të tjera, ministrja i informoi përfaqësuesit e të rinjve se është në proces të draftimit të “Strategjisë Kosovare dhe Planin e Veprimit për Rini 2018-2023” përmes të cilit parashihet të rritet përkrahja edhe më tej në përmirësimin e pozitës së rinisë në jetën ekonomike dhe shoqërore.

Ministrja i inkurajoi strukturat dhe organizatat rinore që të fokusohen në ngritjen e kapaciteteve në përgjithësi, sidomos për aplikim dhe sigurim të projekteve rajonale dhe evropiane, siç është Zyra për Bashkëpunim Rinor Rajonal (RYCO).

Në këtë takim mori pjesë edhe Kuvendi i të Rinjve të Kosovës. Sekretari i KRK-së, Ndriçim Çekaj, pas takimit tregoi për problemet në të cilat hasin organizatat që merren me të rinjtë.

“Organizatat nuk kanë përkrahje, pasi funksionojnë në baza vullnetare, nuk ka shuam stimulim. Ata ballafaqohen probleme të ndryshme, nuk akne objekte me i realizu aktivitete e tyre, disa komuna veç se i kanë ndërtuar qendrat rinore ndërsa disa të tjerat jo edhe pse është do të ishte mirë që të ndërtohen edhe në komunat e tjera. Një problem tjetër është se ato do të duhet të kenë edhe fonde me të cilat do të përkrahen projektet e tyre. Mirëpo edhe rinia duhet të jetë në nivelin e detyrës dhe të jetë e përgatitur për hartimin projekteve dhe për kërkesat tjera të cilat atyre iu nevojiten”, tha Çekaj për Ekonomia Online.

Të ngjashme