Dy artistë nga Kosova i bashkohen në Shkup hulumtimit të pasigurisë

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 09:43 | Nga

Piktura të projektit “Brotherhood” (Vëllazëria) të artistit Alban Muja kanë rrugëtuar nëpër shumë vende të botës.

Artisti konceptual kësisoj shpalos traditën e kosovarëve që vëllazëria të vazhdojë edhe kur vëllezërit s’janë nën të njëjtin kulm, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Bashkimi” i tyre bëhet nëpërmjet shtëpive të njëjta për secilin. Pikturat me nëntë shtëpi, ku vetëm e para ka përfunduar së ndërtuari, do të ekspozohet edhe në Maqedoni.

Ky fenomen, që është traditë vendore, do të shpaloset pikërisht në ekspozitën kolektive “All That We Have in Common” (Gjithçka që kemi të përbashkët), ku artistët që vijnë kryesisht nga rajoni do të mblidhen rreth të përbashkëtave ballkanike.

Flaka Haliti është artisja tjetër nga Kosova që do të prezantohet në ekspozitën e Muzeut të Artit Bashkëkohor në Shkup, e cila do të hapet të mërkurën e kësaj jave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme