Dy filma kosovarë zbërthejnë ekstremizmin fetar në sytë e grave

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Prishtinë, 23 janar – Kanë stil e mënyra të ndryshme trajtimi, por “Voices from Within”dhe “Forgive Me” bashkohen në temë: ekstremizmin fetar. Janë shfaqur, të martën, në Qendrën Kulturore Informative të BE-së në Prishtinë.

Dokumentari i shkurtër “Voices from Within”, i regjisorit Lum Çitaku, nis me rrëfime njëri pas tjetrit të dy grave me mbulesë të kthyera nga dritarja, që flasin të vërtetën e dramës në familjet e tyre. Ndërsa regjisori Besnik Ugzmajli, në filmin e tij “Forgive Me”, kishte gjetur frymëzimin nga dy fjalë të thëna në fund nga protagonisti kryesor Bujari (rolin e të cilit e luante Kushtrim Asllani) .

“Më fal”, ishin fjalët që sipas Ugzmajlit i dhanë kuptim për të trajtuar filmin në mënyrë artistike, se ndryshe ai do të ishte veç një ngjarje e zakonshme.

Çitaku e Ugzmajli në debatin e organizuar pas shfaqjes së filmave të tyre, nuk kanë lënë pa e përmendur edhe atë që ata e cilësojnë si dështim të politikës kosovare: riatdhesimin dhe parandalimin e mëtejmë të manipulimit të njerëzve për kauza fetare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme