Dy objekte të veçanta i shtohen koleksionit të Muzeut Etnografik në Berat

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Dy objekte të veçantë i janë shtuar koleksionit të Muzeut Etnografik, Berat. Objektet në fjalë janë kallëpe që kanë shërbyer për realizimin e paftave të mesit në kostumet tradicionale të grave të punuara nga Andrea Thanas Plaku.

Këto objekte plotësojnë atelierin e mjeshtrit argjendar duke na dhënë mundësinë të kuptojmë mënyrën se si procedonin mjeshtrit për realizimin e paftave të brezit me teknikën e rrahjes në fletë metali, kryesisht në argjend.

Argjendarët i kushtonin interes veçanërisht paftave të mesit si një element të rëndësishëm për zbukurimin e veshjeve të grave në kostumet tradicionale. Këto janë stoli që përdoreshin në veshjet e nusërisë apo në veshjet festive.

Klishetë duhet të jenë punuar për të përfituar një pjesë të punës kryesisht për produktin seri, jo për porosi të veçanta. Fortësia e metalit i jepnin mundësi argjendarit të përfitonte vizatimin e zbukurimores që do të realizonin dhe përpunimin në formë të përgjithshme.

Objektet të punuara nga argjendari Andrea Thanas Plaku iu dhuruan Muzeut Etnografik nga Agron Dingo – restaurator, ish-specialist i DRKK-së që prej shumë vitesh jeton e punon në Athinë.

DRKK Berat shkruan se “një falënderim jo vetëm për dhurimin e këtyre dy objekteve por për të gjithë kontributin e tij të rëndësishëm si restaurator, kërkues në fushën e trashëgimisë e si piktor i talentuar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme