“Ekskluzive: Ja pse armiqtë duan ta shkatërrojnë këtë këngë (+81)” (Video)

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 16:29 | Nga

Një grup artistësh, që për momentin mbeten anonim kanë lansuar një këngë të zhanrit rock.

“Ekskluzive: Ja pse armiqtë duan ta shkatërrojnë këtë këngë (+81)”, e kanë quajtur projektin e tyre, që zgjat 3 minuta e 4 sekonda.

Në një artikull satirik me të cilin është lanësuar kënga thuhet se “fillimisht ajo ka qenë 12 minuta e gjatë, por 9 minuta të saj u zhdukën në mënyrë misterioze”.

I atribuohet revistës inekzistente “Revista Perdja”, është cituar njëri nga artistët pjesëmarrës në projekt.

“Unë mendoj se kjo vepër përdor një koncept metafizik audio-viziv, që ruan një konsekuencë stilistike. Aty interpretohet si duhet fjala ‘flutur’, që gjendet andejpari si fjalë kyçe, teksa fluturon nëpër një mosprani koherente njerëzore, duke i hapur rrugë unike tingullit të kitarës, muzikës, zërit e mbi të gjitha lajmit”, ka thënë për revistën artisti dhe kritiku Tonin Berisha, që jeton dhe vepron në Belgjikë.

Ndërkaq, për historianin dhe analistin politik Bashkim Ibrahimi, “ka qenë momenti i duhur që kjo këngë ta përhapë të vërtetën që armiqtë janë munduar ta fshehin”, thuhet më tej në artikullin nga “Revista Perdja”.

Në videoklip, që vetë-cilësohet si më i miri ndonjëherë janë shkruar tituj bombastikë portalesh.

Për të mos humbur kohë më shumë: A e dini se cili lajm po e çmend Serbinë? Cilat fjalë rrisin inteligjencën e shqiptarëve? Pse armiqtë duan ta shkatërrojnë këtë këngë dhe pse nuk do ta besoni këtë që do ta lexoni?

Për këto dhe shumë të tjera, bëhuni pjesë e së vërtetës dhe dëgjojeni e shikojeni këtë vepër të rrallë audio-vizive të bazuar në ngjarje të vërtetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme