Eliza Hoxha shfaq në Beograd fotografitë që iu ndalën në kufi (Foto)

Beograd | 02 Qer 2018 | 19:42 | Nga

Sonte përfundon festivali “Mirëdita, dobar dan!” me ekspozitën e Eliza Hoxhës, e cila tri fotografi të saj i ka riprintuar pasi origjinalet së bashku me katalogët i janë ndalur në kufirin Kosovë – Serbi ditë më parë.

Me këtë rast tri fotografive të riprintuara, që po ekspozohen, ajo iu ka shtuar edhe mbishkrimin “origjinalet mund t’i gjeni në kufi”.

Ekspozita e saj “Midis Ëndrrave dhe Realitetit” është hapur në “Dorcol Platz” në Beograd.

Hoxha ka deklaruar se këto janë tregime të njerëzve që e duan jetën.

“I takoj gjeneratës që jemi nxjerrë nga jeta institucionale. Kjo ekspozitë është një lloj përshkrimi i jetës sime. Fotografitë janë shkrepur gjatë viteve të ’90-ta. Janë tregime të njerëzve që e duan jetë. Katalogët janë në kufi së bashku me tri fotografi, që i kemi sjellë prapë këtu”, ka deklaruar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme