“Elvana Gjatën po e sulmojnë ca hiena nga Tirana, pse këndoi gegënisht”

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Enver Robelli shkruan se Elvana Gjata është duke u sulmuar egërsisht për këngën e saj në Festivalin e 58 të RTSH-së, vetëm pse teksti ishte gegënisht.

“Një këngëtare shqiptare shkruan një tekst. E shkruan në gegënisht, ashtu siç e ndjen ajo gegënishtën, pa qenë njohëse e çdo detaji të këtij dialekti që e flasin rreth dy të tretat e shqiptarëve në Ballkan.

Pastaj këtë tekst ajo e këndoi në Festivalin e ‘58 të Kangës në Radiotelevizon! Kuku, këngës, jo kangës.

Dhe çka bën vaki? Çohet njëri e thotë: tekst i ndyrë!

Çohet tjetri e thotë: ky është gjenocid kulturor. E dëgjuat mirë: të këndosh e flasësh gegënisht – gjenocid kulturor!

Janë zëra të papërgjegjshëm nga Tirana. Zëra njerëzish që shpërndajnë helm.

Policë gjuhësorë që kanë mandatuar veten për të ndotur debatet publike.

A e imagjinon kush se çfarë skandali do të shkaktohej po ta quante një gjerman dialektin e Zvicrës gjermane hiç më pak se gjenocid kulturor?

E dallimi mes dialekteve të Zvicrës gjermane me gjermanishten e standardit është shumë, shumë më i madh se dallimi mes dikujt që flet shqip në Mitrovicë dhe tjetrit që flet shqip në Mallakastër.

Këndoni e flisni gegënisht pa asnjë ngurrim. Le të çmenden hienat linguistike”, shkruan Robelli.

Por, Gazeta Tema konstaton se Robelli e ka keqkuptuar debatin që po bëhet në Shqipëri.

Kjo gazetë citon gazetarin Ervin Qafmolla, i cili ka thënë:

“Vetefshikullimi per gegnishten eshte nje proces interesant nder disa zona shqipfolese. Por ky nuk eshte rasti. Teksti mbetet ai qe eshte edhe ne variant letrar. Madje, edhe me disa permiresime kozmetike ne permbajtje, mbetet serish shume keq:

Ti kam falur ty të tëra

Të tëra o të tëra

Dashuri të fal

O kush do të më ndalë?

A më thua o sarhosh

Sa duhet të pres të të shoh

Ta di, dua ta di dhe sa

Tra lala, trala lala

Kohën ndale ndale

Të shkoj ngadalë, ndale

O më ngadalë, ndale

Na na na na na

Të ngjashme