Ëndrra është aspiratë

Prishtinë | 23 Sht 2018 | 08:06 | Nga

Shazim Mehmeti studimet e ndërtimtarisë dhe magjistraturës i ka kryer në Prishtinë. Ka doktoruar për filologji në Shkup, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ka realizuar botimet: “Drejtpeshimi i humbur”(1991), “Shkallmimi i shtëpisë”(1992), “Varre dhe lumë” (1993), “Kam frikë nga lehjet” (1994), “S’e besoj parajsën tënde” (1995), “Tullaci dhe netët me hënë” (1995), “Baladë për sedrën” (1998), “Lumenj që fluturojnë” (1999”, “Zogj shpirti” (2002), “Stinë e kafshës“ (2004), “Tregime” (2006), “Lumenjtë e dritës”(2009), “Pellgu i mësipërm i lumit Vardar” (2009), “Rrëfime nga anëtejana” (2010”, “Ngrehina kadareane e ankthit në shtetin totalitar”(2010), “Jeta autentike dhe kulti i ngrehinës në prozën e Kadaresë”(2011), “Nën pemën e natës” (2011), “Trëndafili i bardhë (prej reje)” (2012), “Dromcat e dritës” (2013).

Është i përfshirë në shumë antologji me poezi dhe tregime. Ka realizuar edhe pesë ekspozita personale me piktura. Është pedagog universiteti.

Mehmeti është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Besojse i gjatë e i panumërt është vargu i njerëzve që e vuajnë sëmundjen e vetmisë, e nuk janë vetëm.

Arrijmë të harrojmë shumë dhe të mbajmë mend pak. Edhe ditët, edhe çastet, arrijmë t’i shohim jo me dioptrinë e vërtetë të të qenit tonë, por me dioptrinë e gënjeshtërt të syve tanë lakmues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme