“Eye to Eye to Ear”, ekspozita e zërave të betejës e tmerreve të luftës

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 11:10 | Nga

Në pranverën e vitit 2014, në një prej krimeve më kontroverse të kohës së tanishme, gardat e kufirit izraelit vranë dy adoleshentë palestinezë në qytetin West Bank të Beitunia, shkruan sot “Koha Ditore”.

Raportimet e CNN-it kishin kapur vdekjet në kamerë, duke hedhur poshtë deklarimet e ushtarëve se kinse ata po ndalonin protestat. Por me gjithë dëshmitë, qeveria izraelite kishte mbrojtur të vetët.

Në hulumtimin kaotik që u përcoll kjo ngjarje, spektogramet e ngjarjes të prodhuara nga artisti dhe “audio-hetuesi” Lawrence Abi Hamdan ishin të rëndësishme. Atij i ishte kërkuar që të dëgjonte e jo të shikonte. Spektogrami varet si objektiv në poligonin e gjuajtjes. Secila prezanton një lloj të ndryshëm të gjuajtjes me armë, këputur nga kolona zanore e masakrës dhe secila afrohet apo largohet varësisht prej gjykimit që shpaloset në transkriptet poshtë ekranit.

A kishin hedhur ushtarët municion të vërtetë apo plumba gome, ose a ishin ata në fakt duke u munduar që të fshehin gjuajtjet fatale për t’i bërë ato që të tingëllojnë si plumba gome, me qëllim të vrasjes.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme