Fadil Hysaj merr çmimin kombëtar për “Vepër Jetësore”

Prishtinë | 03 Nën 2017 | 13:07 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i ka dorëzuar çmimin kombëtar për “Vepër Jetësore” regjisorit, Fadil Hysaj.

Kurse çmimi vjetor për shfaqjen më të mirë për vitin 2016 u nda për shfaqjen “Eshtrat që vijnë vonë”, me tekst të Teki Dervishit nën regjinë e Martin Koçovskit.

Po ashtu në këtë ceremoni u nda edhe çmimi vjetor për regjinë më të mirë që iu dorëzua regjisores Sevdije Ajeti për shfaqjen “Sapotlem” të autorit Juan Jose Arreola.

 Çmimi për aktorin/aktoren më të mirë për 2016-tën iu nda balerinit Sinan Kajtazi për rolin kryesor Albert në shfaqjen e baletit “Zhizell”.

Çmimi vjetor për prezantimin më të suksesshëm ndërkombëtar u nda për Qendrën Multimedia.

Të ngjashme