Fëmijët që rriten me libra do të fitojnë më shumë

Prishtinë | 09 Kor 2016 | 19:16 | Nga

Numri i librave joshkollorë në shtëpi, ndikon në aftësitë e një njeriu për të pasur sa më shumë të ardhura në të ardhmen. Të paktën kështu thotë janë studim i analizuar nga ekonomistët Guglielmo Weber dhe Giorgio Brunello, profesorë në Universitetin e Padovës (Itali) si dhe nga Christoph Weiss, ekonomist në Bankën Europiane të Investimeve.

Studim i ri i bazuar në analizat e të dhënave të krijuara nga Vrojtimi Europian i Shëndetit, Plakjes dhe Pensionit, zbuloi se në një kampion me 6 mijë evropianë të lindur mes viteve 1920 dhe 1956, të cilët kanë jetuar në nëntë vende të ndryshme të Evropës kontinentale – Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Suedi, del gjithashtu në një konkluzion të ngjashëm me studimin amerikan:

Ne të vërtetë shkollimi sjell më shumë të ardhura në jetë, por kjo varet edhe nga gjendja ekonomike. Diferenca më e madhe u dallua te sasia e librave që njerëzit e grupimit të vrojtuar kishin në shtëpi.

Pra, studimi i fundit arrin të dallojë edhe mes atyre që kanë të njëjtin nivel arsimor, por që kanë pasur shumë apo pak libra jashtëshkollorë në shtëpi. Pikërisht ky studim tregon se sa të rëndësishme janë vitet e arsimit dhe numri i librave joshkollorë në shtëpi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme