Festivali “Chopin Piano Fest” këtë vit me risi

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 12:06 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sot bëhet hapja solemne e festivalit Chopin Piano Fest. Ky festival organizohet në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe në mbështetje të Bankës Raiffeisen.

Lejla Pula, Presidente dhe drejtoreshë artistike e festivalit ka treguar detajet dhe ditët se sa do të zgjasë ku festival, raporton Ekonomia Online.

Festivali do të fillojë sot (10 prill) dhe do të vazhdojë deri me 28 prill, ku do të performojnë 12 artistë të shquar kosovarë dhe ndërkombëtarë.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i Bankës Raiffeisen, Robert Wright ka thënë se Kosova ka talent të jashtëzakonshëm e sidomos në fushën e kulturës.

Ai ka thënë se Raiffeisen do të përkrah edhe ngjarje të tjera të kulturës në Kosovë.

Aty u theksua se këtë vit festivali do të sjell disa risi:

PIANOEDUweek (23 – 27 prill) do të jetë java e koncerteve ku do të performojnë talentët e rinj. Në mbrëmjen e datës 22 prill do të paraqiten rreth 22 nxënës të shkollave të muzikës që vijnë nga të gjitha rajonet kryesore të Kosovës.

Kjo është hera e parë që organizohet një aktivitet i tillë në kuadër të Festivalit duke krijuar kështu një mundësi unike për prezantimin e punës së nxënësve të shkollave të muzikës në Kosovë. Pastaj, gjatë 3 mbrëmjeve të radhës me 24 dhe 25 prill do të performojnë studentët e Fakultetit të Arteve, Dega e Artit Muzikor, pianistët por edhe solistë të tjerë të shoqëruar nga pianot si dhe mbrëmja e Skena Juvenis me 26 prill ku do të paraqiten 6 pianistë shumë të talentuar nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria me program tejet të pasur dhe të larmishëm pianistik.

Të ngjashme