Festivali i Filmit Evropian për shtatë ditë mbahet në Prishtinë, promovohet arti e kultura evropiane

Prishtinë | 16 Kor 2021 | 14:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur konferenca për medie për “Festivalin të Filmit Evropian në Kosovë 2021”, e cila organizohet nga Shtëpia e Evropës në Kosovë dhe mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Cineuropa, raporton Ekonomia Online.

Driada Matoshi, aktore dhe pjesë e ekipit të Festivalit, tha se ky është viti i tretë i festivalit që Kosova është bërë pjesë e kësaj ngjarje.

Ajo tha se nuk është përcaktuar ndonjë temë e veçantë e filmave që do të konkurrojnë.

“Është viti i tretë që Kosova ju është bashkuar kësaj ngjarje, atëherë ky është viti i tretë dhe ka traditë prej 30 viteve, ku secili shtet i Evropës dhe i botës organizon festivalet e tyre në shtetet e tyre dhe qëllimi është që t’i ofrojnë audiencave që ta vlerësoj të trashëgiminë evropiane”.

“E veçanta është se sivjet e kemi organizuar edhe një garë të filmave të shkurtë me artistët lokal. Këtë vit do të japim edhe çmimet e festivalit e që janë tre çmime. Hapja e festivalit do të bëhet në Europe House me 21, prezent do të jenë edhe anëtarët e jurisë”.

“Ne do të vazhdojmë me shfaqjen e filmave të konkurrencës në Mitrovicë me datën 22, me datën 23 në Gjakovë, mbylljen e festivalit kemi menduar ta bëjmë me datën 30 në Kino Armata në Prishtinë. Nuk kemi përcaktuar ndonjë temë të veçanti të filmave që do të konkurrojnë”.

Vedat Shehu menaxher i ngjarjeve në Shtëpinë e Evropës tha se hapja zyrtare e festivalit do të bëhet me 21 korrik.

Ai tha se kriter është që filmi mos të jetë i vjetër mbi 3 vite dhe jo më i gjatë se 30 minuta, raporton EO.

“Hapja zyrtare e festivalit bëhet me 21 korrik ku do të bëhet shfaqja e filmave të shkurtë. Prej datës 24 deri në 25 mund të përcillen filmat online, ndërsa 26-27 njerëzit munden me ardhur me pa filma të ndryshëm, katër filma në shtëpinë e Evropës”.

“Filmat që do të përzgjidhen kanë të bëjnë me ato me realitetin që po e jetojmë, kemi vendos kriter që filmi mos me që 3 vjet i vjetër dhe jo i gjatë më shumë se 30 minuta”.

Të ngjashme