Festivali i Gjelbër vjen më i fuqishëm në edicionin e 3-të me 19-21 shtator!

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 15:19 | Nga

Shtator 2018 – Edicioni i 3-të i Festivalit të Gjelbër (Green Festival) do të vjen këtë vit më i madh dhe më i gjelbër se më parë. Mbi 40 kompani Kosovare do t’i paraqesin produktet dhe shërbimet e tyre me qëllim të promovojnë një të ardhme më të qëndrueshme mjedisore. Festivali i Gjelbër do të ofrojë një platformë rrjetëzimi për bizneset e gjelbra, agjencitë qeveritare, donatorët dhe të gjithë akterët relevantë të energjisë së gjelbër të ndarë praktikat e qëndrushme mjedisore që korrespondojnë me qëllimet globale për një ambient më ekologjik. Edicioni i 3-të i Festivalit të Gjelbër do të mbahet në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, me datat 19 – 21 Shtator, 2018.

Qëllimi kryesor i festivalit është promovimi i bizneseve të gjelbra të Kosovës dhe ngritja e vetëdijes dhe interesit për riciklim, energji të ripërtëritshme dhe efiçiencë të energjisë. Duke marrë parasysh se sektori i “gjelbër” është ende në zhvillim e sipër në Kosovë, ky sektor paraqet mundësi të konsiderueshme për rritje ekonomike dhe krijim të vendeve të reja të punës. Vitin e kaluar 23 kompani pjesëmarrëse krijuan mbi 1.3 milion euro shitje gjatë tre ditëve të ngjarjes. Gjithashtu, 13 nga 25 folës në edicionin e vitit të kaluar ishin nga organizata ndërkombëtare të energjisë së ripërtëritshme me reputacion, siç janë “Solar Power”, “IRENA”, “DNVGL” dhe “AEG”.

Pjesëmarrja dhe interesimi i madh për festivalin në edicionet paraprake tregon që kosovarët vlerësojnë përfitimet e energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencës së energjisë dhe janë të gatshëm për të aplikuar në masë më të madhe teknologjitë moderne të kësaj fushe në shtëpitë dhe bizneset e tyre. Pritet që edicioni i 3-të i Festivali të Gjelbër do të krijojë më shumë kontrata shitjeje duke pasur fokus të veçant në eksport. Poashtu, panairi do të ketë llojllojshmëri më të madhe të bizneseve pjesëmarrëse, si dhe aktivitete paralele të cilat do të jenë atraktive për te gjitha moshat.

Edicioni i 3-të i Festivalit të Gjelbër do të ketë një pamje dhe koncept të ri të organizimit të panaireve. Një numër i konsiderueshëm i ekspertëve në fushën e energjisë do të marrin pjesë ne forume për të ndarë eksperiencat e tyre me publikun dhe për të folur përtrendet e fundit dhe të ardhshme të industrisë në riciklim, energji solare, dhe efiçiencë të energjisë, duke theksuar rëndësinë e energjisë së gjelbër.

Edicioni i 3-të i Festivalit të Gjelbër organizohet nga USAID EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Agjensinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) dhe Klubin e Prodhuesve të Kosovës (KPK), dhe mbështetet nga GIZ, Ambasada e Mbretërisë së Holandes, ProCredit Bank, TEB, and GEFF.

Projekti pesëvjeçar i USAID-it EMPOWER Sektori Privat, i cili financohet edhe nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, është angazhuar që nga korriku i vitit 2014 për ta stimuluar krijimin e vendeve të punës në shkallë të lartë, duke e ngritur aftësinë konkurruese të firmave kosovare në sektorët e gatshëm për zhvillim të veshmbathjeve, përpunimit të drurit, TIK-ut, energjisë së ripërtëritshme, turizmit dhe përpunimit të metaleve. Deri më sot, ky projekt ka krijuar mbi 3200 vende të reja të punës në mbarë Kosovën, me plane për t’i krijuar gjithsej 5000 vende të reja të punës deri në korrik të vitit 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme