Festivali i Lahutës do të zhvendoset në qendër të Prishtinës, shkak interesimi shumë i vogël

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 17:46 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra për zhvillim dhe promovimin e kulturës tradicionale “SHKABAT”, ka organizuar për herë të parë festivalin Lahuta Okarina Polifonia, raporton Ekonomia Online.

Në festival do të prezantohen lahutarët më të njohur të trevave tona.

Themeluesi i qendrës “SHKABAT”, Sokol Plakolli,  tha se qëllimi i këtij festivali është nxjerrja e lahutës nga trevat tona të shpërndara dhe të sillet në kryeqytet.

“Festivali është themeluar me qëllim që ta nxjerrë lahutën kreshnike nga bjeshkët nga trevat tona të shpërndara  ta sjellë dhe ta bashkojë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës.”

Plakolli shtoi se festivali do të zgjasë 5 ditë dhe do të ketë shumë të ftuar.

“Festivali do të zgjasë 5 ditë. Në mbrëmje do t’i kemi lahutarët nga Rugova. Nesër do ta kemi Tuzin, pasnesër do ta kemi prezantimi e Okarinës nga Shaqir Hoti dhe në mbyllje do ta kemi ‘Lahutën, Okarinën, Polifoninë’ dhe këngët e grave”.

“Ne kemi ftuar shumë mysafirë dhe vetë ardhja e lahutarëve do të thotë që ne kemi bërë një shtrirje dhe ne i ftojnë të gjithë dashamirët e lahutës eposit dhe këngëve tona që të vijnë në këtë festival”.

Sipas tij, nuk ka pasur aspak interesim të pjesëmarrësve dhe me qëllim dita e tretë dhe e katërt do të mbahen në shesh që të rritet interesimi.

“Jo nuk ka pasur aspak interesim që të marrin pjesë në këtë festival. Interesimi ka qenë shumë i zbehtë  shikuesve dhe i pjesëmarrësve, por ne kemi vendosur që në ditën e tretë dhe të katërt të përformojmë në shesh në qendër të qytetit me qëllim që festivalin mos ta lëmë vetëm në hapësirat e SHKABAVE”.

Image may contain: 5 people, people smiling, outdoor
Image may contain: 1 person, sitting, tree, table and outdoor
Image may contain: one or more people, people sitting, table and outdoor
Image may contain: one or more people, people standing and hat

Të ngjashme