Festivali i Moskës suksesi i parë për filmin “Stray”

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 12:09 | Nga

Kieran Charnock, i cili luan në rolin kryesor përkrah aktores kosovare Arta Dobroshi në filmin “Stray”, ka marrë çmimin e aktorit më të mirë në festivalin rus.

Një trofe me mbishkrimin “Best Actor” i është dhënë filmit që pati premierën botërore në “Moscow International Film Festival”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjatë një konference për media të mbajtur me rastin e shfaqjes premierë të filmit, regjisori i filmit “Stay” kishte folur për mënyrën sesi i ka zgjedhur aktorët e roleve kryesore, Kieran Charcnock e Arta Dobroshin. Ka thënë se filmi s’ka mundur të funksiononte pa një aktor të fortë si Charcnock.

“Pastaj u bashkëngjit Arta Dobroshi, e cila luan rolin e Graces. Isha i interesuar ta përfshija në kastë një ‘të huaj’. Një grua e cila përveçqë ka telashe me shëndetin mental, është po ashtu një emigrante e ardhur rishtas në Zelandë të Re. E kur del prej spitalit psikiatriak, ajo nuk ka familje, as miq për ta përkrahur”, kishte thënë Feneley.

“E kam shkruar skenarin, ia kam dërguar Artës dhe i kam thënë se do të doja ta kisha në këtë film, dhe fatmirësisht ajo ka pranuar. Ka qenë e mrekullueshme të punoj me të” kishte shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme