Festivali Ndërkombëtar i Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës” mbledh 16 ansamble në kryeqytet

Prishtinë | 14 Sht 2019 | 17:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fëmijët e Festivalit të valleve “Ylberi i Prishtinës” kanë defiluar prej sheshit Skendërbe deri tek amfiteatri i sheshit Zahir Pajaziti.Ky festival pritet ti bashkojë shumë fëmijë nga vende të ndryshme të botës.

Organizatori i Festivalit Nazmi Gashi gjatë një prononcimi për EkonomiaOnlina tha se qëllimi i këtij festivali është promovimi i të gjithave kulturave.

“Qëllimi i këtij festivali është promovimi i të gjitha kulturave që fëmijët të takohen ndërmjet vete dhe të kenë një shoqni.Në këtë festival marrin pjesë 16 asamble nga Bullgaria , Maqedonia , Bosnja, Shqipëria.Kan pas me ardh edhe Sllovakët por ata ende nuk kan ardh”.

Koreografi i Asamblit “Pautalia” Bullgarisë Valentin Kenof tha se jamë shumë i fasionuar me organizimin e  festivalit dhe me mikëpritjen e shqiptarëve.

“Ansambli jonë ka 4 grupe.Unë në Kosovë po kthehem mbas 40 viteve dhe mikëpritja ka qenë shumë e mirë..Unë këtë ftesë e kam marr nga drejtoresha Drita Rudi dhe në qoftë se më ftojnë sërish do të marr pjesë edhe vitin e ardhshëm.

Menaxheri I Asamblit Kulturor Artistik “Bajram Curri” Emin Sahiti  tha se ka shumë të interesuar që të bashkangjiten në ansamblin tone.

“Planprogrami ynë në këtë festival është që të marrim pjesë me dy valle.Për momentin ne kemi 25 fëmijë që do të marrin pjesë , ndërsa gjithësej i kemi 38 anëtarë.Ka shumë të interesuar që të bashkangjiten në ansamblin tonë.Me 28 Nëntor do të jemi në Suedi me grupin e madh të vallëtarëve.Ne do të marrim pjesë edhe vitin e ardhshëm”.

Festivali i vallëve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës” do të zgjasë dy ditë 14 dhe 15 shtator dhe pritet të fillojë në ora 18:00.

Të ngjashme