Filarmonia e Kosovës fillon sezonin me koncertin e dirigjuesit nga Spanja

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 12:36 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Filarmonia e Kosovës ka mbajtur konferencë për medie para koncertit që do të mbahet nesër duke filluar nga ora 20:00, raporton EkonomiaOnline.

Baki Jashari, drejtor i filarmonisë tregoi detaje, për koncertin ndërsa falënderoi dirigjentin nga Spanja.

Ai ftoi publikun që të jenë pjesë e shfaqjes.

“Pas koncertit të parë inaugurues të sezonit 2019-2020 jemi në prag të koncertit të radhës.  Koncerti  do të mbahet nesër nga ora 20:00, në Kishën Katolike ‘Shën Ndou’ në Prishtinë. Ata që na përcjellin nuk çuditen që i mbajmë në këto hapësira pasi ne nuk keni sallë koncertale, dhe meqë na mungon ajo sallë i kemi gjetur këto hapësira që edhe nëpër botë i mbajnë”, tha ai.

Jashari tregoi se me Dirigjentin Fermando Briones kanë përgatitur një program të larmishëm me vepra të shekullit 20.

“Ne se bashku me dirigjentin nga Spanja, kemi përpiluar një program mbajt atraktiv, vepra të shekullit 20 dhe kemi edhe një premier të kompozitorit Hajrullah Syla, në bashkëpunim me sopranon Adelina Paloja”, tha ai.

Fernando Briones, dirigjent nga Spanja u shpreh i lumtur për koncertin që do të mbahet nesër dhe falënderoi filarmoninë e Kosovës për ftesën.

“Jam shumë i lumtur që jam në Kosovë, është hera e katërrt që jam këtu. Ne do të shfaqim vepra të shekullit 20. Ju faleminderit të gjithëve, shpresoj që të kemi audiencë, ju faleminderit”, tha ai.

Hajrullah Syla kompozitori i gjeneratës së re, dhe që është një ndër drejtuesit e “Prishtina Vocal Instrumental”, tregoi për veprën që ka kompozuar e cila do të jetë premierë nesër, ku tha se do të interpretohet nga sopranoja Adelina Paloja.

“Jam i lumtur që festivali “Prishtina vocal instrumental” bashkëpunon me filarmoninë e Prishtinës, ky koncert do të ketë program të larmishëm dhe do të jetë koncert i këndshëm për publikun. Vepra është shkruar diku para rreth një muaji, është shkruar për soprano dhe kor, ku sopranoja Adelina Paloja ku është shkruar enkas për të”, tha ai.

Të ngjashme