Filarmonia e Kosovës hap nesër sezonin e ri, fton publikun për pjesëmarrje masive

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 11:34 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sezoni i ri i Filarmonisë së Kosovës do të hapet me koncert këtë të diele nga ora 20, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Filarmonisë, Baki Jashari, ka thënë në një konferencë për medie se bëhet fjalë për një koncert të veçantë pasi do të performojë solisti j njohur Visar Kuçi me një vepër të njohur, dirigjuar nga spanjolli, Ferndando Briones.

“Kuçi me përgatitjet e deritanishme do të realizojë një vepër të mirë. Koncertin do ta drejtojë dirigjenti nga Spanja Fernado Briones i cili vjen në Prishtinë për herë të dytë”.

Jashari, pavarësisht kushteve jo të mira në sallë dhe akustikës së papërshtatshme, ka ftuar publikun që të vijë dhe ta shijojë koncertin të dielën.

“Në pjesën e dytë të programit do te jetë simfonia 7 e Bethovenit e cila nuk është interpretuar për 10 vjet në Prishtinë. Edhe pse e kemi një sallë të papërshtatshme dhe një akustikë jo të duhur”.

Dirigjenti Fernando Briones u shpreh i kënaqur që është kthyer për herë të dytë në Prishtinë për të bashkëpunuar sërish me Filarmoninë e Kosovës, raporton EO.

Edhe violinisti Visar Kuçi, është ankuar për sallën e papërshtatshme, derisa u shpreh kureshtar për ecurinë e koncertit të nesërm.

“Jam shumë i lumtur që do te realizohet koncerti. Jam kureshtar shumë qysh ka me qenë nesër, sa ka me pas publik dhe a kanë me pas ku mu ulë sepse salla është e papërshtatshme”.

Të ngjashme