Filharmonia jep koncertin e radhës nga dirigjenti spanjoll Fernando Lopez Briones

Prishtinë | 09 Mar 2019 | 15:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Filharmonia e Kosovës të dielën do të ketë koncertin e radhës ku do të përfshihen kori dhe orkestra e Filharmonisë. Në qendër të këtij koncerti do të jetë mexosopronia nga Shqipëria, Vikena Kamenica dhe dirigjenti i njohur spanjoll, Fernando Lopez Briones, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari, ka dhënë detaje për koncertin që do të jetë premierë të dielën për adhuruesit e muzikës klasike.

Jashari tha se në skenë do të ngjiten më shumë se 100 performues, ku pjesa e parë e koncertit do të jetë acapela me veprën e kompozitorit të njohur Rafet Rudi.

“Në skenë do të ngjiten mbi 100 performues, bëhet fjalë për koncertin e korit dhe orkestrës simfonike të filarmonisë së Kosovës, me një program mjaftë të vecantë i cili ndahet në dy pjesë. në pjesën e parë të programi kemi acapela ku prezantohen veprat ekzluzivisht korale dhe në fund të pjesës së parë do të interpretohet vepra mjaft e njohur dhe emblematike e profesor Rafet Rudit, kompozitorit dhe dirigjentit tonë të njohur kosovar, e titulluar Ikare Ubies, që është vepër për mexosoprano, solo për kor dhe ansamble instrumental”, tha Jashari.

Pjesa e dytë sipas Jasharit, do të jetë vepra premierë e një tjetër kompozitori kosovar që është Kristë Leka.

“Në pjesën e dytë të këtij koncerti do të kemi veprën premierë të poashtu të një kompozitori kosovar që sivjet shënon 84 vjetorin e lindjes. Bëhet fjalë për Kristë Lekën, i cili vjen me veprën Requiem për kor, orkestër dhe solist. Gjithë koncerti drejtohet nga dirigjenti spanjoll, Fernando Briones, i cili vjen për herë të dytë në Kosovë. Ka qenë edhe vitin e kaluar, ka lënë shumë përshtypje dhe kemi parë të arsyeshme ta ftojmë. Është njohës shumë i mirë i vokalit dhe muzikës korale, gjatë tërë javës është punuar intensivisht”, shtoi Jashari.

Mexosopranoja Vikena Kamenica, tha se është e lumtur që rikthehet në Prishtinë me veprën e profesor Rafet Rudit, pas 10 vjetësh.

“Kjo vepër tashmë është prej shumë vitesh që realizohet dhe që në Prishtinë më kthen pas nja 10 vjetësh, apo diçka e tillë. Në rikthim që me ftesën që më është bërë mua, normalisht e ndjej vetën të priviligjuar. Në radhë të parë jemi për herë të parë të gjithë bashkë në Filharmoninë e Kosovës, me një vepër të profesor Rafetit dhe ndjehem shumë mirë edhe pse përpara një vështirësie të një vepre jo të lehtë të një emocioni shumë të fortë, mbartë personazhi solo. Mbartë një dramë të madhe të humbjes së fëmijës më vjen pak në një gjendje shumë të trazuar në këtë periudhë”, u shpreh Kamenica.

Kënaqësi të jetë për herën e dytë në Prishtinë, ishte edhe për dirigjentin spanjoll Fernando Briones. Ai tha se trupa me të cilën ka punuar është e shkëlqyer.

“Kër mua është kënaqësi të jem këtu sërish në Prishtinë. Unë kam punuar me orkestrën për Requerl. Unë kam një trup profesioniste për këtë reuqer. I pëlqej shumë. Koncerti të shijohet, muzika me shumë dashuri, energji. faleminderit Baki për ftesën që ma bëtë mua. Shijeni koncertin. Faleminderit”, tha Lopez Briones.

Koncerti i Filharmonisë së Kosovës do të epet nesër në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë duke filluar nga ora 20:00.

Të ngjashme