Fillon edicioni i 17-të i festivalit “ReMusica”

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 11:59 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Festivali Ndërkombëtar i Prishtinës “ReMusica 2018”  këtë vit organizon edicionin e 17-të.

Ky festival fillon sot më 27 maj 2018 dhe zgjat deri më 2 qershor 2018, raporton Ekonomia Online.

Këtë vit organizohet edhe konferenca ndërkombëtare në kuadër të këtij festivali ku do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve kulturore të vendeve të Ballkanit, kështu u tha në konferencën që u mbajt sot për të informuar lidhur me këtë festival.

Kitaristi Petrit Çeku, i cili do të performojë sot në hapje të këtij festivali ka theksuar se programi për të si kitarist në këtë festival është i përshtatshëm dhe ai tha se është ndjenjë e veçantë kur luan në vendin që është rritur, pra në Prishtinë.

“Programi është i përshtatshëm, do të fillojmë me Paganinë, pastaj vazhdojmë me valle romune.
Jam i kënaqur që do të luajë 3 këngë të përpunuara nga Rafet Rudi, dhe përfundojmë me 4 vepra historike të Astorpiacos”.

”Është ndjenjë tjetër kur luaj në vendin ku jam rrit”, ka thënë Çeku.

Donika Rudi, drejtoreshë e Festivalit “ReMusica”, tha se ky festival do të ketë një program që përfshin vepra të barokut, klasicizmit por në kohën moderne.

“Do të jetë një program me sonetat e Shekspirit, kjo e veçon festivalin tonë duke sjell vepra të kohërave më të hershme në muzikë moderne”, ka thënë Rudi.

“..do të kemi 2 koncerte me këngëtarët tanë, njëri “Nata shqiptare” ku do të ekzekutohen veprat e këngëtarëve tanë. “Prishtina Barok Night” ku do të paraqiten Safet Berisha, Kaltrina Miftari etj, dhe do të ketë fokus muzikën e Barokut”.

“ReMusica këtë do të ketë në fokus kompozitorët kosovarë. ReMusica Virtual është një improvizim i ri, ka lidh bashkëpunim që koncertet që ndodhin në skena botërore t’i sjellim në Prishtinë përmes pajisjeve 3D. ReMusica Edukativ, këtë vit do të japë mundësinë fëmijëve, studentëve për të mësuar rreth gjërave të ndryshme për instrumente të ndryshme të muzikës”.

“Do të mbahet konferenca ndërkombëtare më 28 maj, ku do të marrin pjesë udhëheqës të institucioneve muzikore, festivaleve ballkanike”, ka shtuar ajo.

Të ngjashme