Fillon edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar – ANIBAR

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Të nderuar përfaqësues të mediave, kemi kënaqësinë të kumtojmë se sot, duke filluar nga ora 19:30, në Kinemanë “Urban” (ish Kosharka) në Pejë, hapet zyrtarisht edicioni i dhjetë i Festivalit Nërkombëtarë të Filmit të Animuar – Anibar.

Tema e këtij viti është “Frika dhe Shpresa”. Në një shoqëri ku politikanët dhe njerëzit kompetentë në institucione, për të përmirësuar jetën e njerëzve dhe për të reaguar ndaj ndryshimeve sociale, politike dhe mjedisore në ambientin ku jetojmë, bëhen indeferentë ndaj këtyre ndryshimeve, njerëzit fillojnë të ndjejën pasiguri dhe kjo pasiguri përcillet me frikë por edhe shpresa se një ditë ato do të kalojnë. Në këtë edicion, duke pasur parasysh ndryshimet shoqërore nëpër të cilat Kosova por edhe shoqëritë tjera po kalojnë, trajtojmë pikërisht frikërat dhe shpresat e njerëzve për të parë se ku jemi dhe ku kemi synojmë të shkojmë. Festivali i svijetëm ka një program të larmishëm duke përfshirë afro 300 filma të animuar, 15 programe speciale, 4 punëtori për fëmijë, 4 panele diskutimi dhe 3 masterklasa. Sikurse cdo edicion tjetër, për një javë gjatë festivalit, cdo mbrëmje duke filluar nga ora 23:00 deri në orën 02:00 në mesnatë, do të mbahen edhe koncertet me bende të njohura, për cka falenderojmë Komunën e Pejës për pëlqimet që ka dhënë për këto koncerte, të cilat për synim e kanë të sjellin botën më afër Kosovës përmes artit.  Artivizmi është synimi ynë, dhe këtë e bëjmë duke reaguar ndaj ndryshimeve dhe nevojave shoqërore duke u aktiviuzar përmes artit. Për të kuptuar më tepër rreth programit tonë, ju ftojmë që ta përcjellni programin e publikuar në www.anibar.org.

Të ngjashme