Filluan xhirimet e filmit “Gjumë dhe Dashuri”

Prishtinë | 03 Tet 2016 | 12:31 | Nga

Filmi “Gjumë dhe Dashuri” me skenar nga Arsim Haliti dhe Arian Krasniqi dhe regji nga Arsim Haliti, me producent Valon Bujupi, ka filluar xhirimet të shtunën (1 tetor) dhe do t’i vazhdojë ato deri më 17 tetor.

Ky film flet për Astritin, i cili bën çka është e mundur për të shëruar vajzën e tij, Zanën, e cila prej muajsh ka rënë në koma si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Në momentin kur Astriti vendos ta shesë edhe shtëpinë për ta dërguar vajzën e tij jashtë vendit, mjekët zbulojnë se Zana është shtatzënë.

Ky lajm e trondit Astritin. Ai bie në konflikt me gruan e tij, në përpjekje për të zbuluar se me kënd ka mbetur shtatzënë Zana. Astriti vihet në kërkim të babait të fëmijës së palindur e që vazhdon të rritet në barkun e vajzës e cila vazhdimisht rrinë në koma.

Në rolet kryesore janë Besim Ajeti dhe Anisa Ismaili.

Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovë në kategorinë film i gjatë debutues dhe është prodhim i shtëpisë filmike “Gegnia Film”.

gjume-dhe-dashuri gjume-dhe-dashuri gjume-dhe-dashuri1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme