Filmat fitues të edicionit të shtatë të festivalit Anibar

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 13:26 | Nga

Festivalit ndërkombëtar i filmit të animuar Anibar mbajti ceremoninë e mbylljes së festivalit të dielen mbrëma.

Gjatë ceremonisë u shpallen fituesit e të gjitha kategorive konkuruese të Anibarit. Dy juritë e Anibar punuan gjatë 6 ditëve duke vlerësuar filmat e ndarë në 6 kategori. Grand Jury ka qenë e përbërë nga Mihai Mitrica, Tomek Ducki, Anna Ida Orosz, Jean-Luc Slock, dhe Jiri Nedela. Kurse juria e studentëve ka qenë e përbërë nga artistë Kosovar të cilët kanë punuar nën drejtimin e Igor Prassel professor I animacionit nga Slovenia. Antarët e jurisë së studentëve ishin: Arvan Berisha, Urtina Hoxha, Drita Nokaj, Jehona Berisha, dhe Gezim Ramizi.
Bashkangjitur gjeni titujt e filmave fitues dhe të regjisorëve.

Filmi më i mirë ndërkombëtar:
A Coat Made Dark – Irlandë
Regjia: Jack O’shea
Filmi më i mirë Balkanik:
Of Slaves and Robots – Serbi
Regjia: Miloc Tomic

Filmi më i mirë në kategorinë e studentëve:
Sea Child – Mbretëria e Bashkuar
Regjia: Minha Kim

Filmi më i mirë në kategorinë e ambientit:
October 2050 – Ceki
Regjia: Alzbeta Gobelova

Videoklipi i animuar muzikor:
Quack Fat – Opiuo – Australi
Regjia: Jonathan Chong

Çmimi i publikut:
He who has two souls – France
Regjia: Fabrice Luang-Vija
Juritë gjithashtu kan vendosur për të shpërndarë certifikata meritore për disa filma që kanë qenë në rrethin e ngushtë për vend të pare.

Kategoria Ndërkombëtare:
Shell All – France
Regjia: Zaver Najjar
Kategoria e studentëve:
Velodrool – Estoni (Regjia: Sander Joon)
The More I know – Ceki (Regji: Marek Naprstek)
RRRING RRRING – Gjermani (Regjia: Thomas Kneffel)
D 729 – Belgjikë (Regjia: Levi Stoops)
Ivan’s Need – Zvicër (Regjia: Veronika L. Montanom Manuela Leuenberger, Lukas Suter)
Edicioni I shtatë I festivalit përfundoi me sukses, ku përgjatë shtatë ditëve është vërejtur numri i ngritur i shikuesve nëpër kinema, dhe ngritja e numrit të vizitorëve në festival.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme