Filmi “Agnus Dei” tash edhe në platformat më të mëdha në botë

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 12:19 | Nga

Pas një udhëtimi të gjatë në më shumë se 200 festivale ndërkombëtare, nga të cilat filmi kosovar ‘Agnus Dei’, me skenar e regji të Agim Sopit, ka fituar 110 çmime ndërkombëtare, tani ka filluar jetën e fuqishme të distribuimit.

Filmi ‘Agnus Dei’, vitin e kaluar, përmes kompanisë kanadeze Intellect Picture, ka filluar një distribuim të limituar /kryesisht në SHBA dhe Kanada/ në rrjetin e kinemave AMC. Duke filluar nga muaji qershor i këtij viti, kompania e njohur amerikane Shami Media Group nga New Yorku, ka filluar ta distribuojë filmin kosovar përmes providerve më të fuqishëm botëror të epokës digjitale. Tashmë, ‘Agnus Dei’ ka filluar të shfaqet në platformën Amazon. Com , kompani e cila ka mbi 140 milionë abonentë, dhe përmes platformës digjitale Google Play, që ka rreth një miliard abonentë.

Nga muaji gusht, thuhet në njoftim, ‘Agnus Dei’ do të fillojë të shfaqet edhe përmes platformës së famshme Netflix, kompani që ka mbi 150 milionë abonentë, dhe përmes kompanisë Sony Play Station. Po ashtu, ai tashmë ka filluar të distribuohet edhe për publikun latino-amerikan përmes kompanisë Cine Autor nga Marbela e Spanjës. Kështu, ‘Agnus Dei’ do të jetë në sprovë para një audience fantastike me rreth një miliard e gjysmë shikues.

Ky film mbrëmë ka fituar çmimin e 110-të. Çmimin e art /Gold Award/ si filmi më i mirë narrativ i metrazhit të plotë në sesionin e nëntë të Virgin Spring Cinefest në Kolkata të Indisë. Ky festival mbahet në katër sesione gjatë vitit dhe fituesit kryesorë të katër sesioneve marrin të drejtën e nominimit për Çmimin e madh GOLDEN GALAXY AWARD , në eventin vjetor që mbahet më 22-23 tetor.

Virgin Spring Cinefest është institucion i rrjetit Society of Lincoln Centre – New York, University of Cambridge – UK, ICA – Boston, AFI – California , UCLA – Los Angeles.

Agnus Dei, shtjellon dramën e Petrit, një të riu rreth të tridhjetave, i cili bënë një jetë të dëshpëruarish me të ëmen Maria dhe burrin e saj Stojanin në një fshat në Serbi. Petri, ka lindur në Kosovë nga një ‘dashuri e ndaluar’ mes nënës së tij serbe Mari dhe babait shqiptar Dinit. Petri cytet nga e ëma dhe rrethi shovinist që të shkojë në luftën e Kosovës. Ai do të ikën nga lufta për në Perëndim, por mobilizohet dhunshëm dhe rekrutohet në një njësit famëkeq ushtarak në luftën e Kosovës. Gjatë një aksioni të përgatitur në shenjë hakmarrjeje, Petri vret babanë e vet Dinin, të cilin nuk kishte arritur ta njohë asnjëherë. Duke mos mundur të durojë krimet arbitrare të njësitit famëkeq ushtarak, Petri vendos të dezertojë nga ushtria serbe. Ai nxjerr nga një rrethim makabër dhe merr me vete të bijën e Dinit, Marien. Ata ikin. Gjatë një rrugëtimi të vështirë, të ndjekur nga palët e armiqësuara, Petri dhe Maria bien në dashuri. Ata arrijnë të kthehen në shtëpinë e Petrit. Gjatë raporteve të tensionuara me të ëmën, Petri mëson të vërtetën e tmerrshme, se ka vrarë babanë e vet biologjik dhe se është dashuruar në motrën e vet. Duke mos mundur të përballojë dramën e papritur, ai ia merr vetes jetën.

Më poshtë gjeni linqet e kompanive distributive të filmit ‘Agnus Dei’.

Amazon.com

https://www.amazon.com/gp/product/B07DNJWBGP/ref=atv_feed_catalog&tag=iw_prime_movie-20&ref_=asc_homepage

Google Play

https://play.google.com/store/movies/details/Agnus_Dei?id=57B2FB201E738EEBMV&hl=en_US

Cine Author

Agnus Dei (2012)

Netflix

https://www.bestnetflixmovies.com/movie/171691/agnus-dei

http://www.vscinefest.com/result/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme