Filmi i animuar “Moana” më i shikuari për të tretën javë radhazi (Video)

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 09:16 | Nga

Filmi i animuar i Disneyt, “Moana”, e ka mbajtur kreun e ‘box-office’ amerikan edhe në javën e tretë radhazi.

 Nga shitja e biletave në 3.875 kinema në Amerikën Veriore, ky film ka fituar 18.8 milionë dollarë, ashtu që ka qëndruar i pari.

“Office Christmas Party” i Paramount ka debutuar në vendin e dytë me 17.5 milionë dollarë nga biletat e shitura në 3.210 kinema.

Vendi i tretë i ka takuar “Fantastic Beasts and Where to Find Them” me 10.8 milionë dollarë përfitime nga shfaqja në 3.626 kinema.

Dhjetë filmat më të shikuar në SHBA dhe Kanada në fundjavën që lamë pas:

1. Moana – 18.8 milionë dollarë
2. Office Christmas Party – 17.5 milionë dollarë
3. Fantastic Beast and Where to Find Them – 10.8 milionë dollarë
4. Arrival – 5.6 milionë dollarë
5. Doctor Strange – 4.6 milionë dollarë
6. Allied – 4 milionë dollarë
7. Nocturnal Animals – 3.19 milionë dollarë
8. Manchester by the Sea – 3.16 milionë dollarë
9. Trolls – Soundtrack – 3.1 milionë dollarë
10. Hacksaw Ridge – 2.3 milionë dollarë
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme