Filmi i Blerta Zeqirit shfaqet në Sidnej

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 20:38 | Nga

Gjatë qëndrimit në Australi, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me Ambasadorin e Kosovës për Australi dhe Zelandën e re, Sabri Kiçmarin, përcollën filmin e Blerta Zeqirit “Martesa”, në Festivalin e filmit në Sidnej.

Me këtë rast, Z. Lladrovci ka uruar Blerta Zeqirin, “kënaqësi e jashtëzakonshme që regjisorja e jonë të vlerësohet me duartrokitje të forta pas shfaqjes së filmit”.

Ja postimi i Kryetarit Lladrovci në fb:

“Në Sidnej, së bashku me Ambasadorin Dr. Sabri Kiçmarin, përcollëm Edicionin e 65-të “Sydney Film Festival” që filloi më 6 Qershor, shfaqjen e filmit të Blerta Zeqirit, “Martesa”.
Blerta si regjisore është radhitur në programin e 10 filmave të ri nga regjisoret e përzgjedhura si ndër më të suksesshmet në Evropë, me filmin “Martesa”
Kënaqësi e jashtëzakonshme që regjisorja e jonë të vlerësohet me duartrokitje të forta pas shfaqjes së filmit.
Suksese të mëtejme Blerta Zeqiri!”

Të ngjashme