Filmi i adaptuar nga albumi i Bob Dylan, i pari i këtij lloji

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Luca Guadagnino, regjisori i filmit “Call Me By Your Name” , a njoftuar se filmi i tij i ri do të jetë adaptim i albumit të Bob Dylan, “Blood on the Tracks”.

Një profil i Guadagnino-s  në The NewYorker këtë javë sjell risinë që një producent i filmit “Call Me By Your Name” i ka siguruar të drejtat teatrale të albumit  (edhe albumet kanë të drejta teatrale), dhe ka kërkuar nga Guadagino që ta shndërrojë në film.

Ndërkaq, regjisori ka kërkuar nga Richard LaGravenese që ta shkruajë skenarin, duke rezultuar kështu në një skenar që ndjek personazhet përmes “një tregimi shumëvjeçar në të shtatëdhejtat, e që frymëzohet nga temat kryesore të albumit”.

Guadagnino në mënyrë të mistershme ka shtuar se filmi “do ta dramatizojë represionin dhe të bëmat e tij”.

Ky lajm është i veçantë për arsye se shënon herën e parë që një album adaptohet për ekran, sado e paqartë të tingëllojë kjo.

Kjo e vendos filmin në panteonin modern të filmave që për bazë kanë gjëra të çuditshme sikurse Piratët e Karaibeve, Jeta Amerikane, Filmi i Emotikonëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme