Filmi kosovar “Vera Andrron Detin” fiton dy çmime në Bienalen e Venedikut

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se filmi me produksion kosovar, “Vera Andrron Detin” ka fituar dy çmime në Bienalen e Venedikut.

Filmi i regjisores Kaltrina Krasniqi i ka marrë këto dy çmime me vlerësimin e asociacionit të regjisorëve dhe profesionistëve në këtë event.

Njoftimi i plotë i QKK:

“‘Vera Andrron Detin’ nga Kaltrina Krasniqi fiton dy çmime nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve në Binealen e Venedikut.

Filmi i parë nga Kosova që shfaqë premierë në Festivalin e Venedikut ka fituar çmimin ‘Inclusion Edipo Re’ dhe çmimin për ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’.

“…Për mënyrën se si ajo tregon përmes forcës së grave dhe marrëdhënien komplekse midis të vjetrës dhe të resë në një vend në rindërtim: fshatin dhe qytetin; patriarkalitetin dhe kërkesat e brezave të rinj. Regjia e saj e thurë me saktësi dhe koherencë rrugën e një nëne dhe një vajze drejt aspiratës për drejtësi, duke sfiduar dhe bërë pyetje për të ardhmen e një shoqërie” u shpreh juria e çmimit ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’ me rastin e dhënjes së çmimit.

Çmimet janë dhënë nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve të filmit të akredituara në kuadër të Festivalit të Venedikut”, shkruan QKK në Facebook. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme