Filmi “Pa Vend” i Samir Karahodës nominohet në “European Short Film 2021”

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Në edicionin e 34-të të Çmimeve Evropiane të Filmit që do të mbahet më 11 dhjetor, Akademia Evropiane e Filmit ka shpallur me krenari nominimet për kategorinë e çmimeve “EUROPEAN SHORT FILM 2021”.

Në mesin e pesë filmave të nominuar në kategori është përzgjedhur edhe “Pa Vend” i regjisorit Samir Karahoda.

Filmat e tjerë të nominuar janë: “Bella”, “Easter Eggs”, “In Flow Of Word” dhe “My Uncle Tudor”.

Programi i filmit të shkurtër organizohet nga Akademia Evropiane e Filmit në bashkëpunim me një sërë festivalesh filmi në të gjithë Evropën.

Në secilin prej këtyre festivaleve, një juri e pavarur prezanton një nga filmat e shkurtër evropianë në konkurrencë me një kandidaturë në kategorinë e filmit të shkurtër të Çmimeve të Filmit Evropian.

Tani, më shumë se 4,100 anëtarë të Akademisë Evropiane të Filmit – profesionistë të filmit nga e gjithë Evropa – do të votojnë për fituesin e përgjithshëm që do të prezantohet në ceremoninë e 34-të të Çmimeve Evropiane të Filmit.

Filmi “Pa vend” i regjisorit nga Prizreni u përzgjodh në mesin e 10 filmave të shkurtë që garuan për ‘Palmën e Artë’ në garën zyrtare të festivalit më prestigjioz në botë, atë të Kanës.

Të ngjashme