FIQ shfaq premierën e filmit “BrendaPërBrenda”

Prishtinë | 28 Dhj 2016 | 09:17 | Nga

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) shfaq premierën e filmit “BrendaPërBrenda” i realizuar nga vullnetarët organizatës FIQ.

Filmi “BrendaPërBrenda” është film i metrazhit të shkurtër dhe është punuar në kuadër të projektit “Breaking Stereotypes” që synon shembjen e stereotipeve me të cilat ballafaqohen të rinjtë dhe vetëdijësimin e shoqërisë mbi problemet që u shfaqen atyre gjatë adoleshencës.

Traileri i filmit është prezantuar në ceremoninë FIDES, ndërkaq që filmi është nderuar me çmimin e parë në Youth Film Fest.

Premiera do të shfaqet në Kinemanë ABC.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme