Fjalë të urta orientale

Prishtinë | 06 Jan 2024 | 01:53 | Nga Ekonomia Online

Në morinë e shumë e shumë thënieve orientale në libra kemi mbledhur ato që menduam se do të jenë kënaqësia e lexuesve tanë.

A doni t’ju tregoj për mëkatin më të madh? Keqtrajtimi i prindërve.

Ai që fiton me sherr, është mundur.

Ah sikur të kthehej rinia një ditë, ta lajmëroja se çfarë më bëri pleqëria.

Ai që mëson dhe nuk e vë në jetë diturinë e tij, i ngjan atij fshatarit, që lëron tokën, po nuk e mbjell.

Ai që shpenzon kohën në mbledhjen e pasurisë duke ju ruajtur varfërisë, vepra e tij është varfëri.

Ai që të bën keq shënoja emrin në rërë, ai që të bën mirë gdhendja emrin në gurë.

Atij që nuk i bën dobi e vërteta, do ta dëmtojë e kota.

Butësia është ta largosh të keqen me të mirë.

Çelësi i barkut është një kafshatë bukë, çelësi i të keqes është një fjalë e vetme.

Dy gjëra janë të pandara nga gënjeshtra: të premtuarit shumë dhe të kërkuarit falje shumë herë.

E pyeta lirinë:”Ku janë fëmijët e tu? M’u përgjigj: Njëri vdiq i kryqëzuar, një tjetër vdiq budalla, kurse tjetri nuk ka lindur akoma.”

E vërteta është e rëndë, kurse e kota është e lehtë.

Fati është një rrugë e errët që nuk duhet ecur në të, është një oqean i thellë që nuk duhet të zhytesh në të, është sekreti i Zotit, mos e vrit mendjen për të.

Fillimi i zemërimit është budallallëku, përfundimi i tij është pishmanllëku.

Injoranti është i vogël edhe nëse është plak, i dituri është i madh edhe nëse është i ri.

Jam i habitur me njerëzit sesi i blejnë skllevërit me para, e nuk i blejnë të lirët me bamirësi.

Jo çdo gjë që shpreson njeriu mund të arrihet, fryjnë erërat edhe pse nuk dëshirojnë anijet.

Kafsha e shpejtë, gruaja e bindur dhe shtëpia e gjërë plotësojnë lumturinë.

Kam nevojë për 3 gjera që të jemi i lumtur:

Shëndetin e trupitMendjen e pastërdhe zemrën e gjërë

Kë do zemra, atje do shkojnë këmbët.

Koprraci nuk e meriton të quhet i lirë, sepse ajo të cilën e posedon e ka sunduar atë.

Koprraci nuk ka pasuri, ai është rob i saj.

Kur linde ti, qave, po qeshën të tjerët; jeto në mënyrë të tillë që kur të vdesësh ti, të shkosh i qeshur dhe të tjerët të qajnë për ty.

Kur macja ndjek miun, ajo është luan. Por kur lufton me tigrin, ajo është mi.

Kur shtohet urtësia, pakësohet të folurit.

Kush tregohet mendjemadh ndaj kohës, ajo e poshtëron atë.

Lëvizja e shkëmbinjve nga vendi i tyre, është më e lehtë se të bësh të kuptojë atë që nuk kupton.

Luftoji epshet tuaja, siç lufton armiqtë tu.

Mbulesa e vajzës është martesa e saj.

Mjeshtri i paaftë zihet me veglat e tij.

Të ngjashme