Franca dekoron Arta Dobroshin me urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 18:53 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel, ka dekoruar me urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave”, aktoren Arta Dobroshi, raporton Ekonomia Online.

Ambasadorja franceze tha se Arta është ikonë që bart mesazhin e shpresës dhe pajtimit në vendim e vet.

Ajo lavdëroi aktoren shqiptare duke thënë se ky cmim tregon më së miri për angazhimin e saj në art e kulturë.

“Ky çmim është vijim i një tradite në historinë e Francës. Në fillim ishte menduar t’i jepej vetëm aristokratëve por më vone do të dekoroheshim edhe një numër aktorësh etj. Ky urdhër është i destinuar ti shpërblejë njerëzit sikur ju Arta. Është nder për mua të ju akordojë këtë çmim. Vullneti juaj për të ecur ju shpije të luani në teatër në një moshë të re. Ju jeni një ikonë e cila bart mesazhin e shpresës  dhe të pajtimit të regjionit tuaj”, tha ajo.

Aktorja Arta Dobroshi falënderoi ambasadën e Francës për këtë çmim dhe të gjithë ata që e ndihmuan në karrier. Ajo tha se ky çmim është privilegj dhe shtytës në karrieren e saj prej aktoreje.

“Faleminderit që erdhët të gjithë sonte në këtë natë magjike. Gjithashtu falënderoj familjen time për gjithë mbështetjen e deri tanishme. Është privilegj shumë i madh për mua që të marr këtë çmim. Jam shumë krenar për këtë cmim që mu dha mua”, tha ajo.

Arta Dobroshi është aktore shqiptare nga Kosova. Ajo ka lindur në vitin 1980 në Prishtinë. Për shkak të luftës në vendlindjen e saj, prindërit e dërguan Artën për disa muaj në Albany të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në ShBA Arta krijoi edhe kontaktet e para me aktrimin.

Të ngjashme