Franca kujton 110-të vjetorin e lindjes së Mitrush Kutelit

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 10:47 | Nga

“Fshati im e pi rakinë” (Mon Village sait boire le raki) i vjen lexuesit francez si një prej perlave të letërsisë shqipe, një akt i kohës së letërsisë së vërtetë dhe lirisë së shprehjes.

Autori shqiptar Mitrush Kuteli sapo është botuar në një libër për herë të parë në Francë, në botimet Editions Fauves.

Franca ka vendosur që pos përkthimit të Kutelit në këtë gjuhë, të organizojë edhe mbrëmje për nderë të 110-të vjetorit të lindjes së shkrimtarit.

“Fshati im e pi rakinë” (Mon Village sait boire le raki) i vjen lexuesit francez si një prej perlave të letërsisë shqipe, një akt i kohës së letërsisë së vërtetë dhe lirisë së shprehjes.

Me datë 9 shkurt, aktori shqiptar Arben Bajraktaraj do të lexojë pjesë nga kjo vepër, e cila krahasohet edhe me tekstet e Boccaccios dhe Servantesit. Lajmin e ka dhënë gazetarja dhe shkrimtarja Klara Buda, në rrjetin e saj social Facebook.

Më 1919 botoi vjershat e tij të para “Mëmës Shqipëri” dhe “Skënderbeu” – në kalendarin “Pogradeci”. Nga viti 1924 kish filluar të botonte në shtypin shqiptar “të jashtëm”, tek “Shqipëria e Re” dhe “Kosova” që dilnin në Kostancë të Rumanisë, shkruan KultPlus.

Kuteli nuk është studiuar e përmendur në tekstet letrare të Shqipërisë deri në vitet 1990. Ai bën pjesë në ata autorë që janë persekutuar, dënuar e gjykuar nga sistemi shqiptar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme