Francezët hapin ekspozitë për të drejtat e njeriut

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 17:51 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Ambasada e Francës, ka organizuar ekspozitën e vizatimeve komike “Spirou4rights”.

Përmes këtyre ekspozitave janë të shfaqura të drejtat e njeriut dhe nenet për të drejtat e njeriut, të cilat janë të punuara nga artistë francezë.

Anne Sophie, Drejtoreshë e Aleancës Franceze, tha se kjo ekspozitë do t’iu propozohet disa shkollave në më mënyrë që të njoftohen për të drejtat e njeriut.

“Jemi duke e bërë inaugurimin e ekspozitës së dytë në Aleancën franceze e cila është për të drejtat e njeriut që e kemi realizuar me Ambasadën e Francës dhe festivalin Grand Fest. Këtë ekspozitë do ua propozojmë edhe shkollave të ndryshme të Kosovës që të vijnë dhe të njoftohen për të drejtat e njeriut”, tha ajo.

Ambasadori francez në Kosovë, Didie Chabert, tha se shumica e neneve që janë të paraqitura në ekspozitë përpos diskriminimit flasin edhe për seksizmin që ndodhë çdo ditë.

“Në gjitha këto pllakata do shihni autorë të ndryshëm që kanë shfaqur përvojat e tyre duke dashur ti kontribuojnë gazetës së Spirru. Shumica e neneve këtu në këto pllakata flasin më shumë për të drejtat e femrës përpos diksiminimit do shihni edhe seksizmin e zakonshëm që ndodhë cdo ditë dhe që i rëndon shumë këta persona. Nganjëherë njerëzit edhe vriten për të drejtat që kërkojnë”, tha ai.

Ndërsa shefja e UNDP-së, Ulirika Richardson, tha se për t’i pranuar të drejtat e njeriut duhet edhe t’i njohësh ato.

“Dua ta falënderoj Spirrun që ka pranua me qenë ambasador i të drejtave të njeriut. Për neve kjo nuk është bibël po është një kod i ynë i kombeve të bashkuara që i mbahemi. Për ti pranuar të drejtat e njeriut së pari duhet ti njohësh ato. Librat komik janë mjeti kryesor për ti njohur këto të drejta. Kur ta shohësh Kosovën në këtë aspekt kemi ende punë për të bërë”, përfundoi ajo.

Të ngjashme