“Gardhi” i Kosovës me një tjetër shans drejt “Oscarit”

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 09:14 | Nga

Me dy trofe tashmë, “Gardhi” i Kosovës vazhdon rrugëtimin nëpër festivale. Pas suksesit në një prej festivaleve më prestigjioze të filmit të shkurtër në veri të ShBA-së, ”Palm Springs International Short Film Festival”, ku në qershor mori çmimin si filmi më i mirë i shkurtër duke fituar të drejtën për kualifikim për “Oscar” dhe triumfit në “DokuFest”, filmi i Lendita Zeqriajt është në garë zyrtare në “New Orleans Film Festival”.

“‘Gardhi’ është filmi që ka marrë më së shumti poenë nga juria vlerësuese, por që në fakt ka pasur më së paku buxhet në Kosovë. Tashmë është pranuar edhe në një prej festivaleve të njohura të filmit të shkurtër në New Orleans të SHBA-së”, ka thënë Zeqiraj.

‘Gardhi’ po vlerësohet ndërkombëtarisht ndërkohë që në Kosovë është filmi me më së paku buxhet, filmat e tjerë që kanë qenë në listë kanë marrë dy herë më shumë sesa ‘Gardhi’”, ka thënë Zeqiraj, për filmin e saj në të cilin luajnë Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Çelaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli dhe qenushja Nina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme