Gashi: Pjetërshani po bëhet Amerikë e vogël

Gjakovë | 30 Kor 2018 | 13:03 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të “Qendrës së edukimit joformal për rini” në fshatin Pjetershan të komunës së Gjakovës.

Gashi tha se vënia e gurthemelit është ëndërr e të gjithëve. Deri tash, vazhdoi ai, nuk është realizuar projekti gjersa janë bashkuar shumë forca, sidomos njerëzit e vullnetit të mirë, raporton Ekonomia Online.

“Ky gurthemel ka qenë një ëndërr e gjithë neve, gjeneratave të kaluara, unë si punëtor kam menduar që Kosova duhet të ketë një qendër nacionale të edukimit joformal, por asnjëherë nuk kemi arritur këtë deri sa janë bashkuar shume forca, palë, njerëz e mbi të gjitha persona të vullnetit të mirë”, tha Gashi.

“Ky kamp do të jetë model amerikan dhe për të parë më së afërmi unë kam bërë një vizitë në SHBA, kur sot po them që ajo që kemi parë në Amerikë po bëhet këtu”, tha Gashi.

“Pjetërshani po bëhet Amerikë e vogël brenda Kosovës në këtë kamp, falënderoj banorët që kanë pranuar një kamp të tillë në hapësira të Pjetërshanit”, tha ai.

Gashi tha se programet edukimit joformal nga viti i ardhshëm do implementohen në këtë kamp, i cili synon të jetë nikoqir i të rinjve nga e tërë bota.

Kryetari i Gjakovës, Adrian Gjini, tha se Komuna e Gjakovës dhe Kosova në përgjithësi ka përfituar nga ky projekt. Ai tha se ky vend është atraktiv edhe në sezonin dimërore.

Gjini tha se këto kampe ekzistojnë qe të ndërtohet solidaritet ne mes njerëzve dhe jo vetëm në komunën e Gjakovës.

“Komuna ka marrë përsipër të ndërtojë rrugën deri këtu, rruga do ndërtohet pas mbarimit te ndërtimit të objektit dhe është buxhetuar për vitin tjetër, ku, shpresoj qe, vitin e ardhshëm do të jenë të gjitha gati”, tha Gjini.

Presidenti i Bordit të Drejtorëve të Organizatës YMCA, Petrit Bejdoni ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtoret, të cilët ndihmuan për implementimin e këtij projekti.

“Ditë historike për ne që kemi qenë pjesë e imagjinatës, dizajnimit dhe planit të kësaj qendre. Besoj që jemi duke bërë një hap përpara me ju dhe falënderimi i shkon Ministrisë se Kulturës, me mbështetje të YMCA në SHBA,  Finlandës dhe Komunës së Gjakovës, gjithashtu”, tha Bejdoni, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme